Hasi hesht serbët, ringre “dronin” në Beograd!

Racizëm? No problem! Besnik Hasi përgjigjet kështu, me një sukses 3-1 në një stadium armiqësor dhe aty ku përpara tre vjetësh kombëtarja e Shqipërisë pa vdekjen me sy, duke i shpëtuar ferrit dhe urrejtjes dhe barbarisë së tifozëve serbë. Në Beograd, një tjetër “dron” ngrihet sërish dhe këtë herë me një sukses të thellë në debutim: 1-3 jashtë fushe me Olimpiakosin. Tifozët grekë mund të quhen me fat, sepse në gjithë këtë histori me polemika e provokime, si profesionist i vërtetë, Hasi ka zbutur çështjet nacionaliste dhe ka përveshur mëngët, duke thuajse siguruar kualifikimin në “Hum” të Beogradit, në një ndeshje ku gjithmonë kontrollin e kishin kampionët e Greqisë.

Dopieta e Ben Nabuhanit dhe rrjeta finale e Emenikes kanë “anulluar” golin e Tauambës. Pas një jave, në Athinë, do të jetë thjesht formalitet, duke qenë se Olimpiakosi, këtë sezon, pritet të bëjë gjëra të mëdha edhe në Europë. Hasi debuton kështu, duke mposhtur serbët, duke i heshtur dhe duke ripërsëritur se “Kosova është Shqipëri”, por në futboll kjo s’ka të bëjë… Ka të bëjë rezultati, kuptuat serbë!

https://www.youtube.com/watch?v=6KR1wrQZ8Fo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online