Hasani: Kemi nevojë për merkato urgjente, duhet të jemi një me tifozët

0

Edon Hasani shënoi golin e tretë rresht, por ky i fundit kishte vlerën e tre pikëve. Shkodrani i Tiranës ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, duke komentuar fitoren përballë Flamurtarin.

Mesfushori ndihet i lumtur për golin e shënuar dhe trepikëshin e marrë, ndërsa tregon dhe shkakun se pse nuk festoi për golin e shënuar, si dhe e mbyll me nevojën për të ndërhyrë në merkato.

POZICIONI – “Në fakt nuk duke luajtur pas sulmuesit, në pjesët më të mëdha të ndeshjeve kam pasur më shumë mundësi. Në pjesën e parë luajta para mbrojtjes dhe isha larg portës, por pasi u fut Ngo dola pas tij. Ai është shtatlartë dhe krijon hapësira për një lojtar dhjetësh. Edhe në Laç ndodhi e njëjta gjë”.

FITORJA – “Edhe para ndeshjes po shikoja ndeshjen mes Kamzës dhe Skënderbeut dhe u motivova më tepër, pasi kështu janë punët. E rëndësishme është që morëm pikë, pak rëndësi ka se kush shënon. Gëzohem që e mbyllëm me fitore këtë vit. Uroj që në fazën përgatitore të rritemi s amë shpejt, por kemi nevojë edhe për merkato urgjente”.

GOLAT – “Te një rast isha pozicion jashtë loje, por unë mundohem të jap më të mirën. Ndonjëherë edhe fati duhet që të dalë goli. Jam munduar që të bëj më të mirën si për të shënuar ashtu dhe për shërbyer për shokët e skuadrës”.

MERKATO – “Të jemi realistë, na nevojiten përforcime në çdo repart, gjithnjë sipas mendimit tim. Me këtë pozitë që jemi është normale që të bëjmë merkato. Kemi pësuar gola nga gabimet tona. Kemi bërë ndeshje të mira, por shihen rezultatet”.

FESTA – “Festa ishte spontane. Duhet të jemi të gjithë një me tifozët, stafin dhe drejtuesve. Pa tifozët nuk ia dalim dot. Na duhet mbështetja e tyre, duhet të na kuptojnë. Me këto rezultate i meritojmë dhe të sharat ndonjëherë, por duhet të jemi një. Ne në fushë, ata në tribunë dhe drejtuesit të bashkohemi dhe të jemi më të fortë. Nuk e meriton askush të jemi në këto pozita, si ne ashtu dhe tifozët”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.