Basketbollisti i Houston Rockets, James Harden, po kalon një moment të shkëlqyer. 29-vjeçari ka regjistruar një mesatare 40.5 pikësh për ndeshje në tetë ndeshjet e fundit, dhe forma e tij është reflektuar dhe në ecurinë e skuadrës, që ka fituar tetë nga nëntë takimet e luajtura deri më tani.
“Sigurisht që mendoj se e meritoj të jem në konsideratë për çmimin “MVP”. Shumë vetë më urrejnë, por kjo nuk do më ndalojë paraqitjet e mira të mija. Shumë pak emra mund të bëjnë konkurrencë këtë sezon. Por, duhet të jemi realist, ai çmim po vjen prap tek unë”, tha Harden, i cili është fituesi në fuqi i çmimit “MVP”.
Ashtu si dhe sezonin e kaluar, Harden është lojtari me më shumë pikë të shënuara. Mbetet për t’u parë nëse 29-vjeçari do ta mbajë ritmin e mahnitshëm që ka treguar javët e fundit