Sara Hasku prej ditës së sotme është zyrtarisht pjesë e klubit të volejbollit Volley Lugano, klub i Serisë A zvicerane, më i rëndësishmi në krahinën e Tiçinos, me shumë skuadra volejbolli.
Hasku ishte pjesë e Partizanit sezonin e fundit, ndërsa më parë luante për UMB Volley, duke shkëlqyer dhe duke u bërë edhe pjesë e kombëtares shqiptare.
Volejbollistja 19-vjeçare me origjinë nga Lezha, 1.84 e gjatë, ka spikatur me lojën e saj në qendër dhe ka bindur klubin zviceran ta afrojë për sezonin e ardhshëm.
Edhe Federata Shqiptare e Volejbollit e ka uruar volejbollisten kuqezi, ndërsa Lugano i ka uruar mirëseardhjen edhe në shqip, duke prezantuar në faqen e vet zyrtare.
Presidenti i Luganos, Paolo Bernaskoni, është kujdesur personalisht për këtë transferim dhe ka fjalë shumë të mira për Sarën: “Ajo pasqyron në mënyrë perfekte tipin e atletes ku klubin ynë synon të investojë: e re, me vullnet dhe me hapësira të mëdha përmirësimi. Jam i bindur që nën supervizionin e trajnerit tonë Galimberti ajo do të jetë një nga surprizat e sezonit të ardhshëm”.