“Hapa ‘Instagram’ për të kontrolluar gratë e futbollistëve”, drejtori sportiv i Interit: E nisa nga bashkëshortja e famshme e një lojtari

Piero Ausilio ishte i pranishëm në Trienaldn e Milanos, ku u organizua një ngjarje mbi sportin dhe muzikën. Drejtori sportiv i Interit ka çuditur të pranishmit me deklaratën e tij. Ai është shprehur se ka krijuar një llogari në “Instagram” për të kontrolluar gratë dhe të dashurat e futbollistëve. “Calciomercato.com” citon se Ausilio ka marrë shkak nga bashkëshortja e famshme e një futbollisti, e cila po i shkaktonte probleme. Emri nuk është bërë i ditur, por të shumtë janë ata që mendojnë se drejtori sportiv i Interit i është referuar Uanda Narës.

“Unë nuk kam Instagram zyrtar, por kam krijuar një profil në Instagram. Mos më keqkuptoni, e kam bërë për të kontrolluar gratë e futbollistëve sepse dikush më ka krijuar probleme. Ndonjëherë mund të kuptoni shumë gjëra nga bashkëshortet dhe të dashurat, edhe personaliteti i një futbollisti. Le të themi se e nisa për gruan e famshme të një futbollisti që po më krijonte kaq shumë probleme”, ka treguar Piero Ausilio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online