“Kemi lojtarë që luajnë me duart në xhepa, por De Bruyne është talent”, Guardiola ngre lart figuriën e belgut: Duhen lojtarë si ai për të fituar ndeshjen

Manchester City ka përmbysur sot Neëcastle-n në minutat shtesë. Merita kryesore i takon Kevin De Bruyne-t, i cili u rikthye sot në fushë dhe u tregua vendimtar me golin dhe asistin e tij. Guardiola ka folur me fjalë të mëdha për mesfushorin belg pas përfundimit të ndeshjes. Trajneri katalanas ka thënë se mënyra e lojës së City-t është gjithmonë e njëjtë, por lojtarë si Haaland-i dhe De Bruyne kanë talent të pastër dhe mund të ndryshojnë ndeshjen.

“Dua të tregohem i sinqertë me ju. Mënyra se si ne luajmë, është shumë e ngjashme edhe pa të (De Bruyne-n). Por për të fituar ndeshjet, na duhen lojtarë të tipit të Kevinit, apo Erling Haaland-it. Kështu që për mënyrën se si ne luajmë… Kemi vite së bashku, e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Kemi lojtarë që luajnë me duart në xhepa. Por vizioni, cilësia, të shohësh diçka të veçantë në 1/3-tat e fushës nuk ka të bëjë me taktikat, është talent, është individuale. Çfarë mund të them për Kevinin (De Bruyne-n), të gjithë e njohin. Ka 9 vite këtu”, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online