VIDEO/ “Tiki taka” e Interit! Zikaltrit shënojnë gol për manual, nuk e lëshojnë topin nga këmba për më shumë se 1 minutë

Interi po bind gjithnjë e më tepër opinionin sportiv se është ekipi që do të ngrejë lart trofeun e Serisë A këtë sezon. Përveç rezultateve, zikaltrit bindin edhe me lojën që zhvillojnë në fushë. Në goleadën e sotme kundër Moncës, të cilën e mposhtën me shifrat 1-5, lojtarët e Inzagit kanë dhënë shembullin e një manuali për të shënuar gol.

Bëhet fjalë për golin e dytë të ndeshjes, i cili ndërtohet qetësisht që nga portieri e për të vazhduar më pas në majën e sulmit. “Tiki taka“ e Interit rezulton e suksesshme, teksa lojtarët nuk e lëshojnë topin nga këmbët për më tepër se një minutë, deri në momentin që Lautaro Martinezi e shtyn sferën në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online