Java e shtatë në kampionatin maqedonas ka pasur plot surpriza. Kampionët në fuqi të Shkëndijës kanë humbur në shtëpi ndaj Pobedës me rezultatin 0-2. Fatin e Shkëndijës ka pasur dhe skuadra e Akademisë Pandev, që është mundur 0-2 nga Renova dhe ka humbur kreun e tabelës.
Kryesuesi i ri i kampionatit, Vardari, ka parakaluar Shkëndijën dhe Akademinë Pandev, falë fitores 1-0 ndaj Sileksit, ku golin e vetëm të takimit e shënoi ish-mesfushori i Flamurtarit, Viktor Xhufo. Në pjesën e poshtme të tabelës bie në sy forma e keqe e Shkupit, që u mund në transfertë ndaj Belasicës dhe për momentin ndodhet në vendit e parafundit me pesë pikë. Një fillim ky katastrofik për një ekip që pretendonte renditjen në vendet që të çojnë në Kupat e Europës.
Maqedoni Liga e Parë, Java VII
Akademia Pandev – Renova 0 – 2
Shënues: Stojanovski 14’ 70′
Belasica – Shkupi 1 -0
Shënues: Baldovaliev 7’
Makedonija GP – Rabotniçki 3 – 0
Shënues: Stojcevski 6’, Kirovski 26’, Bozinovski 58’
Shkëndija – Pobeda 0 – 2
Shënues: Nuabueze 61’, Tanushev 87’
Vardar – Sileks 1 – 0
Shënues: Xhuvo 71’