Hamburgu në kaos, pushohet nga puna presidenti

Hamburgu është shumë pranë rënies nga Bundesliga, gjë që nuk i ka ndodhur kurrë në histori, ndaj sot ka pushuar nga puna presidentin Heribert Bruh’hagen dhe drejtorin sportiv Jens Todt.

Në këtë moment Hamburgu është i parafundit, 7 pikë pas Maincit, që mban vendin e 16-të dhe shkon në play-out.

Pa fitore prej muajit nëntor, Hamburgu pushoi trajnerin Markus Gisdol dhe e zëvendësoi me Bernd Holerbah në janar, por nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë në rezultate.

Die Rothosen tashmë kanë vendosur të bëjnë revolucion që nga koka e klubit dhe tashmë president i ri është zgjedhur Frank Vetshtajn, i cili ka pushuar menjëherë nga puna drejtorin sportiv.

Të shtunën skuadra e Mërgim Mavrajt do të vizitojë Bajernin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online