Salah, afrikani më i mirë në historinë e Premier Ligës? Xherard acaron tifozët më përgjigjen

Që kur ka lënë futbollin, Stivën Xherard, punon si opinionist në rrjetin televiziv anglez BT Sport dhe mundohet të jetë sa më neutral, për të mos u akuzuar se favorizon Liverpulin në opinionet e tij.

Megjithatë, një pyetje e ka vënë në siklet Xherardin, i cili është kapur në befasi nga një pyetje që në fakt duket qesharake për t’u bërë.

“A është Mohamed Salah futbollisti më i mirë afrikan që ka luajtur në Premier Ligë? “.

Ish-mesfushori i famshëm e humbi për një moment dhe pastaj vendosi të përdorte diplomacinë: “Pyetje e vështirë për t’u përgjigjur kaq shpejt. Po, ndoshta. Nëse Salah vazhdon të shënojë dhe vendos rekord, atëherë duhet thënë po”.

Megjithatë, tifozët anembanë Anglisë kanë vërshuar në komente, disa të acaruar e disa duke bere ironi me Xherardin,i cili harroi se në Angli kanë luajtur lojtarë klasi si Drogba, Ture, Adebajor, Esien e shumë të tjerë.

Dikush në Twitter shkruante: “Drogba 4 herë kampion Anglie, Jaja Ture 2 herë, që kur Salah i paska kaluat?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online