Funerali i Astorit, Badelj lexon letrën prekëse: Je biri dhe vëllai që çdokush do të donte të kishte

Momente rrëqethëse sot në Firence, ku u zhvillua ceremonia e funeralit të Davide Astorit, futbollistit fatkeq që u ndal nga jeta në moshën 31-vjeçare fundjavën e shkuar. Kapiteni i Fiorentinës u përcoll për në banesën e fundit nga mijëra njerëz, nga personalitetet më të larta të sportit italian, nga familja e tij dhe nga familja e dytë, Fiorentina.

Zëvendëskapiteni Milan Badelj lexoi një letër lamtumire në emër të klubit, që ka prekur dhe mallëngjyer të gjithë.

LETRA E LEXUAR NGA BADELJ

Marr fjalën në emër të shokëve dhe të familjes vjollcë dhe të premtoj që nuk do zgjatem shumë, siç të pëlqente ty.

Emri yt në gjuhën hebraike do të thotë “i dashur” dhe besoj se është emri yt i vërtetë, duke parë gjithë ata që janë mbledhur sot këtu, për të të treguar sa shumë të duan.

Davide, me shikimin tënd të thellë ia arrin të hysh dhe të mbetesh në zemrat e njerëzve. Ti nuk je si të tjerët, je ai që ke komunikuan me ne pa pasur nevojë të dije gjuhët e huaja, ke dhuntinë e gjuhës universale të zemrës.

Nëna jote, babai yt, duhet të dinë që nuk kanë gabuar asgjë me ty. Je saktësisht biri dhe vëllai që çdokush do të donte të kishte. Je shoku më i mirë i skuadrës që një djalë do ëndërronte. Të kesh ty pranë të bësh të ndihesh i sigurt, të mendosh ‘Sido që të shkojë, është Davide aty, mendon ai’. Nuk mund t’i harrojmë të qeshurat e tua, mënyrën tënde të të bërit shaka me të gjithë. Ti, ‘stilist me famë botërore dhe futbollist në kohën e lirë’, siç kishte qejf ta quaje veten. Ti je futbolli, ai i pastri i fëmijëve.

Mendimi ynë shkon te familja jote, te Françeska dhe princesha Vitoria. Detyra e kujtdo që do t’i qëndrojë pranë do të jetë t’i tregojë kush është Davide, sepse vajza jote duke u rritur do të duhet të dijë kush ishte babai i saj. Një burrë, me B të madhe.

Po e mbyll me një anekdotë, që tregon se kush ishe. Në mëngjes, kur vije në dhomën e fizioterapisë, ishe gjithnjë ti ai që ndizte dritën. Ti je për të gjithë ne kjo, drita. Faleminderit Davide.

Milan Badelj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online