Hamburgu humbet sërish, Mavraj spektator për probleme me trajnerin

Moment delikat për Mërgim Mavrajn tek Hamburgu. Kartoni i kuq marrë ndaj Këlnit para ndeshjeve ndërkombëtare duket se do t’i kushtojë shtrenjtë qendërmbrojtësit tonë, i cili tashmë po ndëshkohet nga trajneri Markus Gisdol.

Ky i fundit e urdhëroi Mavrajn të stërvitet me ekipin B ditët e fundit dhe e uli në stol sot, në humbjen 2-0 në Hanovër (golat nga Harnik e Bebu në pjesën e dytë). Ishte humbja e dytë rresht për Hamburgun, që po kthehet skuadra plot luhatje dhe kriza e sezoneve të shkuar, pas startit me dy fitore rresht.

Nuk kuptohet pse Gisdol po e përjashton Mavrajn, por mes tyre do të zhvillohet edhe një takim kokë më kokë, për të sqaruar disa gjëra, pasi me sa duket trajneri nuk i pranon në asnjë mënyrë kartonët e kuq dhe gabimet e një lojtari lider në skuadër si Mavraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online