Hallaçi në stol, tërheqja nga futbolli një mundësi

Rraman Hallaçi mund të konsiderohet një nga simbolet e Kukësit. Te kampionët janë shumë të pakët ato futbollistë që konsiderohen si senatorë. Nga Hallaçi, Shameti, Musolli dhe Koci janë katër lojtarët që kanë më shumë vite te Kukësi. Ajo që bie në sy në takimet e fundit është që kapiteni i Kukësi Rraman Hallaçi nuk po merr asnjë minutë. Hallaçi e sheh aktivizimin e tij të fundit në përballjen me Kamzën në transfertë dhe që nga ajo kohë as nuk është aktivizuar., Një dëmtim në mes që përmendet herë-herë nga trajneri kur e pyesin për të, por duket se me Hallaçi nuk po preferohet më.

MUNDËSIA E TËRHEQJES

Në një intervistë të dhënë për “Sport Ekspres” në fund të edicionit të shkuar, Hallaçi deklaroi se ky do të ishte edicioni i fundit si futbollist. Me 34-vite mbi supe Hallaçi është një nga lojtarët që ka më shumë eksperiencë te Kukësi dhe së bashku me Shametin janë dhe lojtarët më të preferuar të tifozerisë kuksiane. Megjithatë situata e krijuar tashmë në skuadër nuk i shkon për shtat lojtarit që numëron më shumë ndeshje se askush tjetër me bluzën e Kukësit. Plot 214 ndeshje ka Rraman Hallaçi si përfaqësues i skuadrës së qytetit të tij. Një situatë aspak komode për të që mund ta shtyjë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli. Një mundësi për ta mbyllur në skuadrën e qytetit të tij. Idrizi po paraqitet mirë dhe mund të jetë pasuesi më i mirë për të, por stoli mund ta detyrojë kapitenin e Kukësit që ta mbyllë me futbollin e luajtur. Një ofertë në janar? Nuk i dihet, pavarësisht se ai e ka treguar hapur se do ta mbyllë aty ku i nisi hapat e parë. Gjithçka është në dorë të Hallaçit, mbetet për t’u parë cili do të jetë vendimi i tij. Ai nuk ka folur për asnjë media prej kohësh, por situata aktuale nuk po i shkon aspak për shtat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online