Skënderbeu analizon humbjen, Dajën e “trembin” të rinjtë

Trajneri i korçarëve është i shqetësuar nga fakti se më shumë për ekipin sakrifikojnë lojtarët e vjetër. Pret më shumë nga të rinjtë që duan të jenë titullarë

Leonard Trebicka

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, një ditë pas humbjes në Laç, ka mbledhur menjëherë ekipin. Që të dielën bardhekuqtë janë kthyer në Durrës për të vijuar përgatitjet e ndeshjes së Kupës së Shqipërisë ndaj Besëlidhjes, që është vendosur të luhet në Kavajë, por edhe për ndeshjen e kampionatit me Lushnjën në transfertë. Rreth orës 12:00 të së hënës trajneri Daja i ka thirrur të tijtë në një mbledhje, që ishte edhe si një analizë e humbjes në Laç. Nuk është se ka pasur tone të ashpra, por trajneri i Skënderbeut ka pasur një merak të madh: jo të gjithë ata që veshin fanellën e Skënderbeut kontribuojnë njësoj për ekipin. Sipas tij, ata që pretendojnë vendin e titullarit, nuk tregojnë më të mirën në fushë. Stafi teknik kërkon të marrë masat që humbja e Laçit të mos përsëritet në vazhdim.

DAJA – Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, për “Sport Ekspres” është shprehur se më të rinjtë duhet të imitojnë “veteranët”, të cilët sakrifikojnë për ekipin: “Kemi zhvilluar sot (dje) analizën e parë me lojtarët, të cilët ishin të gjithë prezentë. Dua të them se futbollistët që mund t’i quaj “të vjetër”, apo ata me më shumë përvojë, si kapiteni Shehi e të tjerët me radhë, sakrifikojnë më shumë se të rinjtë ose ata që duan të veshin fanellën e Skënderbeut. Ky është një problem, që u pa edhe në ndeshjen e fundit, ku për pasojë Skënderbeu humbi. Dua të theksoj se nuk luajtëm keq në atë takim, pasi edhe lodhja bën punën e vet. Po t’i numëroj arsyet e lodhjes, do të më jepni të drejtë. Këto fjalë ua kam thënë edhe lojtarëve dhe pres që pasi të shikoj edhe njëherë videon e ndeshjes në Laç, do të zhvilloj edhe një analizë taknike me lojtarët.” Trajneri Daja ka dhënë kështu  jë mesazh të qartë për lojtarët që kërkojnë një vend titullari në ekip, pasi pret më shumë nga ata. Ai nuk ka dhënë emra, por kuptohet se cilët janë “të rinjtë”. Nga këta të fundit trajneri i korçarëve kërkon që të bëjnë atë që bëjnë Shehi, Vangjeli, Radas, Lilaj, Muzaka etj.

TAKAJ – Presidentit Ardjan Takaj sigurisht që nuk i ka lënë hsije të mirë humbja në Laç, por ai nuk ka zhvilluar ndonjë takim me lojtarët. Ndoshta ditët në vijim ai do të flasë me lojtarët, edhe pse e kupton shumë mirë se ata janë jo pak të lodhur. Një humbje mund të kapërdihet dhe ndoshta presidenti i Skënderbeut pret që në dy ndeshjet e fundit ekipi i tij të marrë dy fitore. Skënderbeu luan me Lushnjën në fundjavë dhe më pas pret Teutën në Korçë. Duhen 6 pikë për korçarët.

GJENDJA – Mund të jenë disa arsye, që Skënderbeu humbi në Laç. Përveç atyre që ka përmendur trajneri Daja, në Laç ishin edhe mungesat që ndikuan. Në atë ndeshje munguan Vangjeli, Dita, Osmani, Radas dhe ndonjë tjetër. Një tjetër faktor është lodhja e madhe nga dendësia e ndeshjeve në javët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online