Laçi konfirmohet si “oazi” i të rinjve

Edhe Teuta e Vllaznia u besojnë lojtarë të rinj në moshë. Pak të rinj te Skënderbeu e Flamurtari, ndërsa Partizanit i ka mbetur ora te Bardhi 

Blerim Jahaj

Tetë lojtarë deri në 21 vjeç, të cilët po aktivizohen thuajse të gjithë rregullisht: është Laçi klubi që po punon më shumë për të ardhmen e futbollit shqiptar. Gentian Selmani është i paprekshëm në portë, duke luajtur çdo ndeshje dhe duke u bërë kapiten, ndërsa Fangaj është gjithashtu i paprekshëm në formacionin kurbinas. Uzuni është jashtë moshës U-21 te Laçi, por është vetëm 22 vjeç dhe që tani duket gati për një ekip të rëndësishëm, brenda apo jashtë Shqipërisë.

Edhe Teuta është aty pranë, sepse ka disa lojtarë mjaft premtues, të cilët po aktivizohen rregullisht, ashtu si dhe Vllaznia, që si gjithnjë beson te talentet, herë nga qejfi dhe herë nga halli.

Në kontrast të fortë është Skënderbeu, që nuk beson te të rinjtë, edhe pse Gripshi dhe Demte, apo edhe Sahiti, janë investime të rëndësishme të klubit korçar. Të tjerët? Vetëm Flamurtari ka 3 lojtarë të rinj që luajnë rregullisht, ndërsa Partizanit i ka mbetur ora te Jurgen Bardhi.

 

FËMIJET E TMERRSHËM

LOJTARI              Mosha Min. Nd.

R.Xhixha (Laçi)            19   410  11

S.Kallaku (Laçi)         19   346  12

D.Bushi (Laçi)      19   192  8

G.Selmani (Laçi)         19   1260 14

A.Fangaj (Laçi)     20   1260 14

K.Bardhi (Laçi)     21   642  11

F.Jonuzi (Laçi)     21   1208 14

R.Lushkja (Laçi)         21   593  13

B.Demte (Skënderbeu) 19   16   2

N.Gripshi (Skënderbeu)     20  35   4

L.Sidibe (Flamurtari)     20   1082 13

A.Hyseni (Flamurtari) 20   213  7

S.Kamara (Flamurtari) 20   660  14

A.Mumajesi (Kamza)   20   278  11

V.Ethemi (Kukësi)    20   606  13

J.Bardhi (Partizani) 20   614  13

R.Karimi (Teuta)         19   321  5

E.Kastrati (Teuta)   20   900  10

D.Bilali (Teuta)           21   230  5

E.Hakaj (Teuta)      21   805  9

A.Beqaj (Teuta)      19   155  6

K.Abazaj (Luftëtari) 21   1111 13

A.Sherri (Vllaznia)  19   360  4

A.Kalaja (Vllaznia)  21   308  10

E.Çinari (Vllaznia)  21   782  12

A.Krymi (Vllaznia)   21   716  9

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online