Hall of Fame Inter, zgjidhen më të mëdhenjtë

Mbrëmja festive për 110-vjetorin e themelimit të Interit është mbyllur me ceremoninë e emrave të para që janë bërë pjesë e Hall of Fame të Interit, Salla e Yjeve zikaltër. I pari u nderua portieri Valter Zenga, duke lënë pas Toldon dhe Paljukën. Mbrojtësi i parë është zgjedhur Havier Zaneti, duke lënë pas dy legjenda si Faketi dhe Bergomi. Mesfushori më i mirë është shpallur Lotar Mateus, i cili ka lënë pas Sandro Macolën dhe Dejan Stankoviçin. Sulmuesi i parë është zgjedhur Fenomeni Ronaldo, i cili ka mposhtur Altobelin dhe Meacën.

MORATI – Çcmim special për Masimo Moratin, president i Interit nga 1995 deri më 2013. Ka fituar Ligën e Kampioneve, si dhe disa kampionate në Serinë A, ndaj është me të drejtë një ndër emrat më të mëdhenj në historinë e klubit, duke dhënë gjithçka për Interin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online