3 vite më parë kërkohej nga e gjithë Evropa, tani i harruar dhe pa ekip

 

Futbolli është një sport ku brenda pak muajsh mund të prekësh majat, por e vërtet është dhe e kundërta. Vit mbas viti lojtarë që kanë bërë bujë zhduken nga kujtesa e tifozëve. I tillë është edhe rasti i kolumbianit, Xhekson Martinez.

Në verën e vitit 2015, sulmuesi i Portos, Xhekson Martinez, ishte një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë. Kolumbiani ishte një makineri golash në kampionatin portugez me 30 gola të shënuar në tri sezonet e fundit. Bajerni i Mynihut ofroi 40 milionë euro, por sulmuesi vendosi të shkonte në spanjë tek Atletiko e Madridit për të zëvendësuar të larguarin Diego Kosta. Aventura e Martinez te Atletiko ishte një dështim total. Ai arriti të shënonte tre gola në 22 aktivizime dhe mbas tre muajsh u largua drejt Kinës për një shifër rekord për kampionatin kinez prej 45 milionë eurosh.

Makthi i Martinez nuk përfundoi në shtetin Aziatik, por përkundrazi ai u përkeqësua në nivele të paimagjinueshme. Ne dy vitet që sulmuesi qëndroi te skuadra e Guangzhou Evergrande ai u aktivizua vetëm dhjetë ndeshje ku shënoi katër gola. Tani Xhekson Martinez është 31-vjeç pa ekip dhe ka mbi një vit pa prekur top me këmbë. Kush mund ta mendonte këtë fundosje kaq drastike disa vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online