Duro dhe bilanci i dëmtimeve: Pas Partizanit kthehemi të plotë

Flamurtari luan sot në Laç një ndeshje shumë delikate, ndaj një rivali direkt për një vend në kupat e Europës, qr i ka marrë 4 pikë këtë sezon. Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro i pranon vështirësitë e sfidës, në një moment aspak points për vlonjatët: “Vështirësitë nuk lidhen jo vetëm me fushën ku luajmë, por edhe më cilësinë e kundërshtarit. Gjatë një sezoni të gjatë ka momente të tilla, sikurse po na ndodh neve që vijmë nga dy humbje, por e rëndësishme është të shohim përpara. Ky është momenti më negativ, por duhet të japim maksimumin, sepse po hyjmë në finishin e kampionatit dhe po afron edhe kupa”.

Duro kërkon që skuadra ta vlerësojë maksimalisht këtë transfertë, ndaj një rivali të vështirë: “Laçi ka gjithë këto vite që ka cilësi, ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Në dy ndeshje që kemi zhvilluar kemi patur mundësi të fitojmë, por kemi marrë një barazim dhe në dytën jemi mundur. Ne do të shkojmë për të marrë maksimumin, por sigurisht unë i pranoj të gjitha rezultat që sjell korniza e lojës.”

Sërish pa Nurkoviç, por edhe me mungesa të tjera: “Bicaj nuk është rikuperuar 100%, por do të jetë, ndërsa Zhufo ka dy ditë që stërvitet me skuadrën dhe do të ketë minutat e tij. Muarem, Tunkara dhe Nurkoviç kanë pak a shumë të njëjtin dëmtim muskulor, duan rreth tri javë të jenë të gatshëm. Pas ndeshjes me Partizanin vjen edhe ndërprerja e kampionatit, atëherë skuadra do të jetë më e plotë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online