Halili: Kukësi tani pret vetëm një qendërmbrojtës

Gjatë prezantimit të sulmuesit Rauf Alijev dhe mbrojtësit Ardit Peposhi, menaxheri i Kukësit Naim Halili ka folur në lidhje me lëvizjet e fundit të Kukësit dhe për planet e merkatos verore.

Derisa jemi klubi kampion, normalisht që edhe shpenzimet do rriten. Presidenti kërkon të vazhdojë në rrugën e sukseseve të sezonit të shkuar dhe kërkon të shkojë sa më larg në Europë, deri në grupe, ndaj do të vazhdojë të bëjë shpenzime të rëndësishme. Buxheti është i madh, edhe më i madh se sezonin e shkuar”, u shpreh Halili, në lidhje me shpenzimet e klubit në merkato.

Halili preku edhe çështjen Alla, me mbrojtësin që është pranë rikthimit: “Alla? Ka bërë një gabim, por zemërgjerësia e presidentit bën që ai të bëhet pjesë e ekipit. Jemi i vetmi klub që punon në mënyrë perfekte në aspektin e kontratave, sipas rregulloreve të UEFA-s e FIFA-s. Jemi konsultuar me avokatë e specialistë të fushës përkatëse, ndaj edhe kemi fituar çdo çështje juridike”.

Tashmë merkatoja e Kukësit është drejt fundit: “Me këto afrime, mendoj se jemi thuajse të plotë. Presim vetëm një qendërmbrojtës dhe merkatoja më pas quhet e mbyllur”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online