Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi, është treguar shumë kritik me kombëtaren tonë dhe trajnerin Kristian Panuçi, i cili sipas Hafizit është fajtor për rezultatet e dobëta dhe amullinë në fushë. Duke folur në Supersport pas humbjes të Shqipërisë ndaj Turqisë, Hafizi tha: “U treguam një skuadër pa fizionomi, nuk e kuptoj çfarë loje bëjmë ne. Na ka mundur një Turqi mediokre, që nuk ka ndonjë ekip cilësor e që luan futboll të bukur.
“Kemi gabuar totalisht te goli i parë, e pafalshme që këto gabime i bëjnë lojtarë që luajnë në Serinë A. Më pas, Çalhanoglu bën 40 metra me top në këmbë dhe askush nuk e ndal, derisa shënon.
“Nuk them që kudo ka faj trajneri, por shumë gjëra nuk i kuptoj. Provohen 55 lojtarë, nuk kemi një ekip stabël. Luajmë pa e goditur asnjëherë portën kundërshtare”.