Bashkëshortja e Chris Smalling ka habitur të gjithë me deklaratën e saj të bërë së fundmi. Ajo është shprehur përmes “Instagram”-it të saj se gjatë kohës kur ishin me pushime në Xhamajkë kanë identifikuar një UFO. E madje duket shumë e sigurt dhe e palëkundur në atë se çfarë i kanë parë sytë në qiellin xhamajkan.
“Betohem se nuk ishim nën efektin kërpudha magjike apo diçka të tillë, por Smalling dhe unë pamë UFO-në më të çmendur ndonjëherë! Nuk ishte një objekt që qëndroi lart në qiell për disa sekonda, i cili mund të kishte qenë edhe një aeroplan. Ai fluturoi poshtë para nesh, pastaj u kthye dhe u ngrit përsëri lart në qiell, ku qëndroi për një orë (mbase më gjatë, por na u desh të largoheshim).
Ishte shumë i vogël për t’u filmuar ndërsa qëndronte i qetë në qiell, edhe pse Kris (Smalling) mund ta shihte duke u rrotulluar me drita që ndiznin rreth e rrotull. Ne mund ta kishim filmuar në kamera kur po fluturonte drejt nesh sepse ishte qartë, por të dy ishim shumë të shtangur për të nxjerrë celularët. Ne gjithashtu nuk donim të shikonim larg nga frika e humbjes së saj, çfarëdo që të ishte. Ajo dukej e madhe. Nuk dukej si një nga UFO-të klasike. Ishte krejtësisht e heshtur”, ka thënë bashkëshortja e Smalling./Halit Delibashi-Sport Ekspres/