Nuk ka tym të bardhë/ Brdariç dhe Xhaferi do të kenë një takim të dytë, trajneri: Nuk është çështje parash

Tomas Brdariç dhe Alban Xhaferi janë takuar sot në një ambient në Shkodër për të vendosur sa i përket rinovimit të kontratës nga ana e trajnerit gjermano-kroat. Por nuk ka pasur tym të bardhë nga ky takim. Palët nuk kanë rënë dakort me njëri-tjetrin dhe mes të dyve do të ketë përsëri një tjetër takim ditën e nesërme, ku do të përcaktohet fati i Tomas Brdariç në krye të pankinës së Vllaznisë. Në një prononcim për “Ora News” pas përfundimit të ballafaqimit me sponsorin Xhaferi, trajneri 46-vjeçar është shprehur:

“Kemi vendosur për nesër dhe do shohim së bashku dhe vendosim nesër. Duket mirë por kemi nevojë të flemë sonte dhe nesër t’i shohim gjërat me qetësi. Jo nuk mund të themi që është e mbyllur për të ardhmen sepse kemi dy pika ndërsa të tjerat janë mbyllur dhe jemi afër besoj. E përgjithshmja është e mirë dhe jemi afër. Nuk është çështje thjeshtë parash, s’ka lidhje me paratë dhe ajo që unë kam kërkuar është që të jemi profesionist dhe të gjejmë mundësinë për të punuar në grup. Ajo që është e rëndësishme duhet ta përgatisim skuadrën për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishmja përse ne duhet të punojmë në grup”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online