Partizani përballet nesër me Kukësin. Prej orës 13:45 nis takimi në “Elbasan Arena”, ndërkohë që të kuqtë nuk do të jetë të vetëm në këtë takim. Guerrils do të jenë në mbështetje të ekipit të zemrës dhe këtë e kanë lajmëruar përmes një njoftimi.
Ata kanë një mesazh për tifozët e tyre, por edhe për median.“Nesër është ndeshja e radhës ndaj Kukësit, që luhet në Elbasan në orën 13:45. Bileta kushton 500 lekë. U bënë shumë vite që ndjekim çdo ndeshje të Partizanit në çdo qytet, në çdo stadium, në çdo orar, kudo, kurdo dhe pa kushte”, shkruhet në fillim të deklaratës së Guerrils.
Më tej në të thuhet: “Ndaj për nesër nuk kemi arsye të gjejmë justifikime apo të ankohemi ashtu siç nuk i ka hije Partizanit dhe tifozerisë së tij. Kuptojmë që shumica e tifozëve tanë janë në pune, shkollë apo universitet. Kush nuk ka asnjë mundësi të vijë, të tregojë të njëjtën dëshirë në ndeshjet e ardhshme që luajmë në kryeqytet!
Ndeshja me Teutën nuk pati interesin e duhur, sa për të rikujtuar dhe për të bërë një autokritike. Deri tani në organizimin e bërë nga ana jonë pritet një numër i konsiderueshëm dhe ftojmë të gjithë ato që duan dhe do e gjejnë mundësinë të na bashkohen. Nisja bëhet në orën 12:00 tek pallati i sportit. Gjithashtu theksojmë që kush vjen, vjen për tifo dhe mbështetje maksimale! Kjo është ndeshje me rëndësi dhe së bashku duhet të arrijmë ta fitojmë!
Gazetat, gazetarët, portalet që shkruajnë pallavra që demotivojnë tifozerinë, e fjale që ne nuk i kemi shprehur, ju lutem injorojini. Kudo qa lu, ti vetëm s’je!”.