Guerrils japin “leksionin” e radhës, këtë herë mesazh ekipit!

Partizani kryeson Superioren, teksa ka grumbulluar 16 pikë në shtatë ndeshjet e para të kampionatit. Të gjithë besojnë se mundtë fitojnë titullin kampion, por mundohen t’i shmangin deklaratat dhe shprehen se do i shohin ndeshjet njëra pas tjetrës.

Të këtij mendimi janë edhe Guerrils, që duan t’i fitojnë të gjitha takimet, t’i mundin të gjithë kundrshtarët. Ata kanë lëshuar një mesazh për ekipin para sfidës me Kukësin, që me shumë gjasa do të luhet në “Elbasan Arena”.

“Vazhdojmë me fitoret, vazhdojmë me organizimet, ndeshja e radhës është vendimtare ndaj duhet mbështetje nga të gjithë! Na mbetet ne tifozëve, që euforinë ta kthejmë në mbështetje dhe vështirësitë t’i kthejmë në karikim. T’i lejmë anash festimet e parakohshme. Lojtarët, ekipi e tifozët duhet të përqendrohen dhe së bashku të fitojmë çdo ndeshje, të thyejmë një nga një çdo ekip, dhe të mbajmë deri në fund vendin që na takon! Sot më shumë se asnjëherë, forca Partizan”, shkruajnë Guerrils në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online