Guardiola vazhdon spastrimin, Nasri përfundon në Turqi

0

Samir Nasri transferohet zyrtarisht nga Mançester Siti tek Antaljaspori në kampionatin turk.

Mesfushori francez ishte transferuar te Siti në vitin 2011, nga Arsenali për 25 milionë sterlina, por karriera e tij te Siti, edhe pse nisi shumë mirë (176 ndeshje e 27 gola në total), pati shumë luhatje e pafundësi dëmtimesh, përveçse problemesh disiplinore.

Sezonin e shkuar Nasri shkoi në huazim te Sevilja, ku nuk mahniti, ndërsa këtë verë u stërvit me Sitin, por Guardiola nuk e donte në skuadër. Tani Nasri, në moshën 30-vjeçare, zgjedh Turqinë, duke u bashkuar në një ekip me Samuel Eto’o dhe francezin Zheremi Menez.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.