Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, foli për BBC Radio 5 Live pas eliminimit dramatik nga Totenhemi, me fitoren 4-3 dhe golin e anuluar nga VAR në shtesë.
“Është mizore, por kështu është futbolli dhe duhet ta pranojmë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste dhe shënuam gola. Për fat të keq, përfundoi në mënyrë të trishtuar dhe përgëzoj Totenhemin.
“Unë jam pro VAR në futboll, por në rastin e golit të Jorentes është çështje këndvështrimesh. Nga një krah Jorente e preku topin me dorë, por nga këndvështrimi i arbitrit nuk e preku”.
STERLING – Një ndër më të mirët në fushë, Rahim Sterling, tha për golin e anuluar: “E pashë aksionin dhe njerëzit nga sipër vendosën që ishte pozicion jashtë loje. Humbëm një penallti në vajtje, por jam krenar për skuadrën dhe tifozët. Nuk kam parë atmosferë të tillë ndonjëherë në Mançester, por futbolli është i paparashikueshëm“.