Guardiola mes pakënaqësisë për rivalin, trajneri i Portos i mbyll gojën: Po të kisha lojtarët dhe buxhetin e tij…

Guardiola është shprehur shumë i pakënaqur pas ndeshjes së djeshme mes Portos dhe Manchester City. Kjo përballje përfundoi me rrjeta të paprekura dhe trajneri i gjigandëve anglez ka thënë se kundërshtari u kthye i gjithi në mbrojtje me 8 lojtarë që qëndronin në zonë për të mbrojtur portën.

E kur pyetet trajneri i Portos në lidhje me këtë opinion, Sergio Conceicao i ka mbyllur gojën këtyre kritikave. “Nëse unë do të kisha buxhetin e Guardiolës dhe lojtarët e tij, e nuk do të kisha fituar, sigurisht që do të isha shumë i trishtuar”, ka thënë Conceicao për t’i kujtuar Guardiolës diferencat e mëdha dhe favorin e tij të pashfrytëzuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *