“Nuk e mendoja se do kaloja Rinasin në karrige me rrota”, rrëfimi i Gegës: Ky grip i pabesë

Skënder Gega është kthyer në Shqipëri pasi ka fituar betejën më të rëndësishme të jetës së tij, atë kundër COVID-19. Trajneri i Kukësit ishte i infektuar nga pandemia dhe kur mendohej se po shkonte drejt shërimit ka ardhur edhe përkeqësimi i shëndetit për të shkuar menjëherë në Turqi. Fatmirësisht falë mjekimit që ka marrë do të shërohej në kohë rekord dhe Gega ka mbërritur në Shqipëri.

Gjatë një prononcimi për “Report TV” për gazetarin Ernest Koçi, Gega ka treguar gjithë përjetimin e ditëve më të vështira të jetës së tij. “Nuk e mendoja se do të kaloja Rinasin me karrige me rrota”. Kaq mjafton për të treguar seriozitetin e kësaj pandemie, pavarësisht dyshimeve që ngrihen shpeshherë në Shqipëri edhe mbi COVID-19 që po tregohet gjithmonë e më tepër e pamëshirshme.

“Nuk e mendoja se do të kaloja Rinasin me karrige me rrota. Për fat jam sërish këtu dhe e kalova unë së bashku me gruan time. Nuk ishte në atë gjendje, por ishim të infektuar në të njëjtën kohë. Falë mbështetjes, ndihmës së Zotit, kujdesit të mjekëve, jam i lumtur që jam në shtëpi. Gers Alisha ishte një profesionist, zotëri i vërtetë, një nga mjekët më të zotë për problemin me mushkritë.

Më ka ndenjur gjithmonë afër. Ka pasur shumë mjekë që më kanë ndihmuar, por padyshim që shqipja të ngroh dhe i falënderoj nga zemra. Kjo ishte një ëndërr e keqe, nuk e nënvlerësova. Ky grip është i pabesë. Brenda 2-3 ditësh gjërat ndryshuan për keq në mënyrë drastike. Por falë mbështetjes dhe njerëzve të mi të afërt të familjes që u bënë dhe iniciatorë që unë të largohesha në momentin e duhur.

E falenderoj klubin, Safet Gjicin që ka qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me mua. Jam i lumtur që është bërë progres në ekip. Kam pasur mbështetje nga komiteti sportiv, presidentët e klubeve, presidentin e FSHF, politikanë nga të dy krahët, unë i kam miq dhe e shoh shumë njerëzore, nuk di si ti falenderoj. Mbi të gjitha është pozitiviteti në momente të vështira. Mesazhi im është që jo vetëm kur të sëmuremi por të përkrahim njëri-tjetrin pavarësisht gabimeve, fjala e mirë çon në progres”, u shpreh Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online