“Fito ndeshjen ose largohu”/ Ultimatumi vjen nga Reali për trajnerin Zidan

Një tjetër humbje dhe rezultat surprizues ka ardhur në mbrëmjen e djeshme për Real Madrid. Ekipi spanjoll ka humbur kundër Shakhtar Donetsk duke rrezikuar seriozisht eliminimin nga Champions League që nga faza e grupeve.

Ky do të ishte një dështim total për madrilenët, ndërsa Zidan e ka mohuar kategorikisht paraqitjen e dorëheqjes.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se presidenti i Real Madrid i ka dhënë ultimatum Zidan: “Fito ndaj Mounchegladbach ose largohu”. Por brenda kampit madrilen shpresojnë se në rast dështimi në finalen e fundit Zidan do të largohet vetë dhe nuk do të ketë nevojë për shkarkim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online