Guardiola: Mbape tek Siti? Kemi më shumë para se Reali!

 

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola nuk e ka përjashtuar mundësinë që deri në mbylljen e merkato së verës, “Qytetarët” të bëjnë dhe ndonjë tjetër goditje të madhe në merkato. Trajneri spanjoll i “Qytetarëve’ i ka dhënë dhe më shumë zë fjalë të dala në shtypin britanik se Mançester Siti po tenton Kilian Mbapenë nga Monako. Edhe pse ka kaluar të 200 milionët sterlinat e shpenzuara në merkaton e verës, Pep dëshiron më shumë dhe Mbaspe do të ishte qershia mbi tortë pa diskutim.

Mbape – “Mbape është një lojtar i Monakos sikurse Nejmar një lojtar i Barcelonës. Tani flitet vetëm me hipoteza e hamendësime për lojtarë të ekipeve të tjera. Por deri më 31 gusht merkato është e hapur dhe mund të ndodhë që të vijë dikush tek Siti, por ndoshta dhe jo. Mund të them me garanci se Reali nuk ka më shumë para se Mançester Siti dhe ne gjithnjë kërkojmë lojtarët më të mirë”- ka thënë Pep kur është pyetur për Kilian Mbape.

Mançester Siti – “Jemi një klub në rritje. Deri pak kohë më parë ishim larg kreut, tani jemi aty mes 3-4 klubeve më të fuqishëm në botë. Për të shkuar më lart duhen investime dhe kohë.”

Shifrat e merkatos – “Jo më larg se 10 vjet më parë Reali pagoi 30 milionë euro për Pepen dhe Barcelona 36 për Dani Alveshin. Këto vitet e fundit merkato është çmendur. Do të doja që të gjithë klubet të shpenzonin më pak, por situata është kjo dhe nuk mund ta ndryshoj.”

Lojtarët më të shtrenjtë në histori

Pol Pogba – 89 mln sterlina (Juventus – Man.United, 2016)

Garet Bejl- 85 mln (Totenham – Real Madrid, 2013)

Kristiano Ronaldo – 80 mln (Man.United – Real Madrid, 2009)

Gonzalo Higuain      – 76 mln (Napoli – Juventus, 2016)

Nejmar – 75 mln (Santos – Barcelona, 2013)

Romelu Lukaku – 75 mln (Everton – Man.United, 2017)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *