Pep Guardiola do të nisë nesër rrugëtimin e tij me Mançester Sitin, për të mbrojtur titullin kampion. Tekniku spanjoll ka folur para ndeshjes së parë të sezonit, duke prekur disa tema, që nga mëkatoja, ndeshja e radhës apo dhe një mundësi për të qenë trajneri i Argjentinës.
MERKATO – “Preferoj që përfundojmë merkato para se të fillojë kampionati, edhe pse ekipet nga jashtë vendit mund të marrin lojtarë nga ne. Ne do të gjendeshim në një situatë ku nuk mund të reagojmë nëse ndodh kjo. Më e mira do të ishte që të gjithë të përfundonim në të njëjtën kohë merkaton. Ndodh për të parën herë kjo situatë dhe në të ardhmen Duhet të rishikohet”.
SKUADRA AKTUALE – “Jam shumë i lumtur me skuadrën që kam në dispozicion. Nuk mund të nënshkruanim me shumë lojtarë. Ndoshta vitin e ardhshëm do të bëjmë më shumë afrime, por e vërteta është se nuk kishim më shumë para”.
NDESHJA ME EMERI – Emeri është një trajner i shkëlqyer dhe besoj se do të ketë një rrugëtim të suksesshëm në Premier League”.
TITULLI KAMPION – “Unë jam mësuar me presionin për titull prej 9 vitesh”.
TRAJNERI I ARGJENTINËS: Nuk më ka kontaktuar askush. Jam në kontratë dhe kam një pagë mbresëlënëse. Dua të vijoj punën këtu. Besoj se do të ishte më e mira për Argjentinën nëse do të kishte një trajner argjentinas”.