Guardiola i bën “Simeonen-Simeones”, trajneri i Atletico Madrid duartroket mes ironisë dhe kërkon gjithë stadiumin

Shumë është kritikuar Simeone për mënyrën sesi është paraqitur në ndeshjen e parë ndaj Manchester City. Megjithatë situata ka ndryshuar në përballjen e kthimit, që përfundoi pa gola dhe qytetarët kaluan më tej. Në pjesën e parë ishte thuajse e njëjta panoramë, teksa gjigandët anglezë po dominonin me zotërimin e topit. U kërkuan jo pak, por edhe 35 minuta nga pjesa e parë duke përfshirë edhe 90 minutat e asaj të shkuarës që të vinte gjuajtja e parë në portë nga ekipi i Simeones.

Por në të dytë ndryshoi gjithçka. Guardiola zgjodhi që t’i bënte Simeonen-Simeones. Manchester City u tërhoq në mbrojtje me shumë lojtarë, ndërsa futbollistët e saj shpeshherë shtriheshin duke kërkuar të fitonin sa më shumë minuta loje. Një stil ky i Simeones dhe në fund trajneri i Atletico Madrid nuk ngurroi të ironizonte duke nisur duartrokitjet dhe duke kërkuar publikun. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online