Pep Guardiola duket se ka një dobësi për Mauricio Sarrin, sepse edhe në të shkuarën kishte lavdëruar lojën e bukur të Napolit, ndërsa tani që ish-trajneri i ekipit italin bëhet gati për të shkuar te Çelsi, kolegu spanjoll ka sërish fjalë shumë të mira.
“Do doja ta shihja të stërviste në Premier Ligë. Ka bërë gjëra të shkëlqyera me Empolin dhe sidomos me Napolin, është një spektakël i vërtetë të shohësh këtë ekip të luajë futboll”.
Guardiola ka lavdëruar edhe trajnerin e Realit Zinedin Zidan, sërish kampion Europe: “Është shumë e vështirë ta fitosh një herë Ligën e Kampioneve, imagjinoni 3 herë rresht. Zidan ka treguar kush është”.