Ronaldo, 45 milionë arsye për të lënë Realin

Në Spanjë e kanë si rregull, çdo javë duhet të nxjerrin një bombë merkatoje në verë dhe në këtë moment Kristiano Ronaldo është minierë ari. Portugezi lëshoi një mesazh lamtumire pas triumfit ndaj Liverpulit në Champions League dhe aq u desh që të rindizet zjarri mediatik.

Sot në Spanjë mediat raportojnë se Ronaldo ka marrë një ofertë tunduese: 45 milionë euro në sezon nga PSG. Klubi francez realisht është i vetmi që kënaq kërkesat e Ronaldos, por edhe Realit, që i ka vendosur një klauzolë të çmendur prej 1 miliard eurosh portugezit, por me 200 milionë është i lumtur.

Në Francë duan të bëjnë një sulm të çmendur, me Nejmar, Ronaldo e Mbape, të paktën për një sezon, sa për të fituar Champions League, por UEFA nuk pranon më shkelje kaq të hapura të Fair-play financiar. Gjithsesi, nëse shiten Kavani, Nejmar e ndonjë tjetër, me shumë gjasa mbulohet shuma e kërkuar nga Reali.

Do të jetë një verë e gjatë, plot lajme, të shohim sa të vërteta do të jenë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online