Gruaja e Ikardit sulmon Spaletin

Humbja ndaj Juventusit, me dy gola në fundin e ndeshjes, ka dëshpëruar gjithë interistët, por natyrisht edhe tifozët e Napolit.

Edhe dita pas disfatës së hidhur është plot tension e zhgënjim, ndërkohë që kapiteni Mauro Ikardi doli nga fusha e lojës duke qarë, i zëvendësuar kur Interi kryesonte 2-1.

Shumë tifozë kanë kujtuar zhgënjimin e Ronaldos në 5 maj 2002 në Romë, kur Interi humbi titullin.

Tani edhe Uanda Nara i hedh benzinë zjarrit, duke sulmuar ashpër trajnerin Luçiano Spaleti. Trajneri është kritikuar nga një gazetar argjentinas, Marselo Tineli, ndërsa bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Ikardit ka postuar gjithçka në rrjetet e saj sociale: “Fitore e pabesueshme e Juventusit kundër Interit. Pse trajneri e hoqi Ikardin 5 minuta para fundit? Për lojën që po bënte dhe për praninë e tij në fushë, Ikardi është lojtar kyç. Sapo doli ai, Juventusi shënoi 2 gola në 2 minuta”.

Duket qartë që tek Interi ka plasur një çështje e re…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *