PSG është ende i tronditur nga katastrofa kundër Mançester Junajtid në Champions League, sepse eliminimi erdhi pikërisht kur dukej se francezët ishin më në fund një ekip i denjë për të pretenduar trofeun, aq më shumë që paraqitja në Angli ishte perfekte, edhe pa Nejmar e Kavanin.
Presidenti Al-Kelaifi pas ndeshjes deklaroi se nuk do të merret asnjë vendim në gjaknxehtësi e sipër dhe nuk do të ketë revolucion, por në verë gjithsesi pritet ndryshime madhore.
Pronarët e PSG-së duan sukses me çdo kusht, por nuk mund të shpenzojnë më si në të shkuarën, sepse kanë probleme me Fair-Play financiar.
Sipas L’Equipe, eliminimi i shpejtë nga Champions League krijon një gropë gjigante në financat e klubit, që humbet premiot e UEFA-s, fondet nga e drejta televizive, reklamat dhe biletat. Në total, bëhet fjalë për rreth 150 milionë euro që duhen rikuperuar, për të mos u dënuar nga UEFA.
Lojtarë si Tomas Monier, Kristofer Nkunku e Hese Rodrigez do të shiten, por nuk është çudi që të sakrifikohet një nga yjet e sulmit, me Nejmar që do të jetë sërish në fokusin e Real Madridit.
Për sa i përket trajnerit Tomas Tuhel, “Le Parisien” raporton se PSG ka ndërmend t’i ofrojë rinovim, duke ia çuar kontratën nga 2020 në 2022.