Antuan Grizman shënoi një dygolësh dhe dhuroi një asist të rëndësishëm për fitoren e Atletikos kundër Vajadolidit dhe historik për vetën e tij. Francezi u ngjit në kuotën e 83 golave në kampionatin spanjoll me bluzën “colchoneros”, duke u bërë golashënuesi më i mirë i huaj i historisë së klubit.
Sulmuesi ka folur pas ndeshjes, duke zbuluar se ka nevojë për pushim. Një gjë e tillë është normale, pasi është fundi i vitit dhe të gjithë kanë nevojë për të rikarikuar energjitë.
“Mund të përmirësohem akoma, nuk jam në formën maksimale, por do të jem shpejt. Jam shumë i lumtur që po e ndihmoj ekipin. Ka qenë një vit i gjatë dhe kemi dhe disa ndeshje për të luajtur përpara pushimeve. Ka shumë ndeshje dhe është e vështirë të pushosh mirë, kam nevojë për një javë për ta marrë veten. Ndihem mirë, por jo siç do të doja. Festimi? Është e futboll, gëzim, argëtim, kur shënon duhet të festosh”, përfundon sulmuesi kryesor i Atletiko Madrid.