Antuan Grizman do të jetë sulmuesi më i ri i Barcelonës. Francezi vendosi të largohet pas pesë vitesh tek Atletiko Madrid dhe është gati të nisë aventurën e re tek ekipi i Leo Mesit.
120 milionë euro, aq sa është edhe klauzola, do të paguajë Barcelona në arkat e klubit madrilien dhe “El Mundo Deportivo” zbulon se nesër do të kryhet pagesa.
Katalanasja “Sport” raporton se zyrtarizimi i transferimit të Antuan Grizman te Barcelona do të ndodhë ditën e hënë dhe në kontratën e tij do të vendoset një klauzolë largimi prej 300 milionë eurosh.