Nazmi Gripshi e pranon se për të dhe pjesën tjetër të lojtarëve është shumë pozitive që ju ka ardhur momenti të zbresin në fushë. Në konferencën për shtyp, mesfushori thekson se me kalimin e ndeshje gjendja e lojtarëve do të jetë akoma dhe më e mirë: “Kemi rritje, por është e vërtetë se jemi lojtarë që nuk kemi pasur minuta dhe nga ndeshja në ndeshje po aktivizohemi për të dhënë më të mirën tonë për këtë skuadër”.
Ndeshja e radhës për Skënderbeun është sfida me Tiranën, por 21-vjeçari nuk e diferencon nga pjesa tjetër e skuadrave, duke vënë theksin tek fakti se ky kampionat ka shumë rivalitet: “I kampionat është shumë i fortë dhe të gjitha ndeshjet kanë rivalitet, pavarësisht se kë skuadër do të kemi përballë”.
Sa i përket konkurrencës, Gripshi është i sinqertë duke thënë se tek juglindorët konkurrenca është e fortë, por kjo gjë i bën mirë skuadrës:” “Rivaliteti është kryesor tek një skuadër dhe Skënderbeu ka gjithnjë rivalitet. Unë po jap më të mirën tim. Si unë ashtu dhe Krasniqi, Oto Xhon, Bregu, Fili”.