Grezda: Spanja ekip i madh, por sa pakujdesi!

Eros Grezda ka qenë ndër më të mirët në fushë për kuqezinjtë. Pas ndeshjes, për RTSH Sport, ai u shpreh: “Spanja dihet që është skuadër e madhe dhe çdo gabim të ndëshkon. Nga pakujdesia jonë, në pjesën e parë pësuam tre gola. Ata i realizuan rastet e tyre, ndërsa ne jo. Ky është futbolli”.

Sakaq, mbi rastin me Llullakun dhe të vetin, tha: “Në atë moment mendova se Llullaku ishte në pozicion të mirë për të goditur, ndaj pasova, por Ramos u tregua i kujdesshëm. Rasti im? Duhet edhe pak fat në futboll.  Formacioni, të befasoi? Gjtaë gjithë javës punuam me këtë formacion dhe trajneri besonte. Në pjesën e parë patëm probleme, në të dytën luajtëm mirë.

Por, besoj se me Italinë do të jetë ndryshe”. Në fund, diçka edhe për arbitrin: “Arbitri i respektoi shumë spanjollët, ndërsa me ne në çdo ndëryrje karton. Nuk ishte gjykim i drejtë në këtë ndeshje.  Pastaj, mund të ishte edhe një penallti për ne”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online