Grezda në shitje, Rejnxhërs merr ofertë nga ekipi i Ligue 1

Eros Grezda e ka mbyllur me Rejnxhërs. Pas një viti me shumë ulje-ngritje në Skoci, sulmuesi i kombëtares pritet të transferohet në një ekip tjetër. Vetë trajneri Xherrard ka konfirmuar pak javë më parë se do të ketë shumë largime dhe pas Kandeias, largimi i radhës mësohet të jetë Grezda.

Një ofertë ka mbërritur në klubin skocez. Ekipi i sapongjitur në Ligue 1, Brest, është interesuar për shërbimet e shqiptarit dhe ka pyetur për çmimin e tij. Rejnxhërs kërkon të paktën 1.5 milionë stërlina, në mënyrë që të mos humbasë shumë nga shuma që pagoi një vit më parë, 2 milionë sterlina.

500 mijë sterlinat që do të humbasin, Rejnxhërsi i ka përfituar nga aktivizimi dhe imazhi i sulmuesit shqiptar, në një kontratë e parashikuar që kur Grezda nënshkroi verën e shkuar nga skuadra e Osijekut. Një situatë shumë e komplikuar kjo e sulmuesit shqiptar, por që me shumë gjasa do të qartësohet ditët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *