Granit Xhaka po bën mirë me Arsenalin e tij. Unai Emeir ka besim te lojtari me origjinë shqiptare dhe është një titullar i padiskutueshëm. Pas barazimit me Liverpulin, Xhaka ka komentuar për mediat, duke theksuar se ai dhe skuadra e tij pretendojnë një nga katër vendet e para, duke u bazuar te loja e zhvilluar.
“Në çdo ndeshje ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. E kuptojmë mjaft mirë pozitën kur bëjmë ndeshje të mira, por dhe kur nuk luajmë mirë. Emeri është i rëndësishëm për ne. Më ka ndihmuar jo vetëm mua, por të gjithë lojtarët, qoftë dhe me detaje të vogla.
“Gjërat po ndryshojnë gradualisht. Skuadra ka karakter edhe kur jemi duke humbur, si në rastin kur po luanim me Liverpulin që arritëm të gjenim forcat e të barazonim. Nuk është hera e parë që e bëmë diçka të tillë. Për lojën që bëmë nuk duhet të mundeshim në atë ndeshje. Duke marrë në konsideratë atë çka treguam në këtë takim, them se jemi pretendent për të qenë në një nga katër vendet e para”.
“Më kënaq paraqitja me Liverpulin, pasi është një kundërshtar me shumë cilësi. Ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer”.