Goli spektakolar dhe emocionet, Kobina ka një dedikim për tifozët

Uinful Kobina gjeti golin e parë në Superiore në takimin e djeshëm kundër Luftëtarit në Selman Stërmasi. Goli i ganezit ishte spektakolar për nga mënyra e realizimit, por gjithsesi tifozët nuk pranuan të festonin me pjesën tjetër të ekipit.

Në përfundim të takimit, lojtari foli për mediet e pranishme në stadium, ku foli për emocionet e golit të parë në Superiore.

GOL I PARË – “Ishte një emocion i veçantë. Kë është goli im i parë në Superiore. U futa nga stoli dhe ndihmova skuadrën. E kam për detyrë të ndihmoj me skuadrën me aq sa mundem, pavarësisht minutave që marr”

“Luajtëm për të fituar ndeshjen, por loja nuk shkoi ashtu siç e mendonim. Barazimi më kënaq pasi ishte një ndeshje shumë e vështirë”.

POZICION i PREFERUAR ? – Si një futbollist detyra ime është te jem gati. Trajneri vendos ku unë luaj”,

DEDIKIMI PËR TIFOZËT – “Më bë qejfi që goli im i parë ishte një gol spektakolar dhe ia dedikoj atë tifozëve, të cilët i vlerësoj për mbështetjen. Na ndihmuan shumë. Edhe kur ishim në disavantazh po na përkrahnin. Shpresojmë që t’i bëjmë të lumtur në të ardhmen”, tha Kobina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *