Goli që solli tragjedinë në vend të festës! E çuditshme, Enea Koliçit i quhet golin në ndeshjen që e humbi 0-3

Në lojë luhej minuta e 94-t dhe Enea Koliçi e dërgon topin në rrjetë për të rrëmbyer një barazim me mjaft vlera për skuadrën e tij. Gardiani shqiptar kishte gjithë arsyet e botës për të festuar, aq më tepër kur bëhet fjalë për golin e parë në karrierën e tij. Diçka e rrallë kjo për një portier. Por ai që supozohej të sillte festën solli në fund tragjedinë.

Tifozët hynë në fushë dhe dhu.nuan Stivi Frashërin, i cili humbi ndjenjat në fushën e lojës. Sigurisht që në një moment të tillë nuk kishte më vend për festë. Ndeshja ndërpritet dhe Ballkanit më pas i jepet fitorja 3-0 në tavolinë. Por pavarësisht këtij vendimi, për Enea Koliçin është bërë një përjashtim.

Gjilani ka komunikuar përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook” “dhuratën” e bukur për portierin e tij. FFK ka vendosur që pavarësisht humbjes 3-0 në tavolinë, goli i Koliçit të mos e humbë vlerën. Pra, gardianit të Gjilanit do i regjistrohet goli në mënyrë zyrtare.

“Është i vlefshëm, Goli i Enea Koliçit ndaj FC Ballkanit mbetet në fuqi, pavarësisht rezultatit të regjistruar në mënyrë zyrtare (0:3). Përgëzime Enea, golin e parë të karrierës”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Gjilanit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online