Është lojtari i dytë me vlerësimin më të lartë te Espanjoli, Bare: Ekipi është i uritur, e dimë që jemi shumë të fortë në shtëpi

Keidi Bare ka qenë një nga elementet kryesore të skuadrës së Espanjolit këtë sezon. Këtë e tregojnë edhe statistikat, teksa sipas Inteligjencës Artificiale nga Olocip, mesfushori shqipar është lojtari i dytë që kontribuon më shumë dhe ka vlerën më të lartë (6.37) në radhët e bardhebluve. Një fakt ky që pa dyshim e kënaq Baren, po aq sa ecuria mjaft e mirë e ekipit në këtë sezon.

“Çdo ndeshje ne mësojmë nga gabimet tona dhe përmirësohemi. Loja me Real Sociedadin tashmë ka kaluar, është harruar dhe duhet të fokusohemi te Selta për t’i bërë gjërat mirë dhe për të fituar. Kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe do të shkojmë një nga një. Ne gjithmonë do të shikojmë lart.

Ndihem shumë mirë, por si gjithë skuadra, ne përfunduam shumë mirë në fund të sezonit. E kemi treguar tashmë vitin e kaluar dhe këtë vit. Ekipi është i uritur dhe i etur. E dimë që në shtëpi jemi shumë të fortë. Jemi rehat sepse kemi tifozët tanë, të cilët janë si lojtari numër 12. Të dielën do të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët.

Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme, për t’i bërë gjërat mirë. Synimi është të dielën, sepse shpresojmë të dalim me tre pikët. Përveç kësaj, stadiumi ka qenë gjithmonë në nivelin 10 dhe pres një atmosferë shumë të mirë, si çdo fundjavë”, ka deklaruar Keidi Bare./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online