Goli i parë shqiptar, Çani falënderon La Kameran

Më në fund erdhi edhe debutimi i shumëpritur. Edgar Çanit i mjaftuan 33 minuta në fushë për të bërë diferencën dhe për të treguar se është tjetër nivel në krahasim me shumicën e sulmuesve në Superiore.

Pas ndeshjes, Çani u shpreh i kënaqur dhe sipas tij meritë në paraqitjen e tij të mirë kishte e gjithë skuadra: “Padyshim jam i kënaqur me këtë debutim, ku që në ndeshjen e parë kam gjetur golin, por duhet të theksoj se meritë kanë edhe shokët e skuadrës, pasi po funksionon së tepërmi dhe skuadra dhe nëse funksionon ajo, gjithçka ecën mirë. Më duhet të falënderoj dhe La Kameran për atë pasim. Objektivi im është të shënoj sa më shumë gola dhe shpresoj që të jenë dyshifrorë. Është ndeshja e parë pas Kombëtares në futbollin shqiptar, por mendoj se nuk përbën problem përshtatja. Nuk kam probleme dëmtimi dhe jam plotësisht i gatshëm për të dhënë maksimumin te skuadra e Partizanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online