Burreli i falet dyshes Kaloshi-Farruku

Ndeshje e dobët mes vendësve dhe Erzenit. Shijakasit dalin të mundur, por kanë shanse për të qenë në turin tjetër

Albi  Lala

Ndeshja e parë e sezonit për ekipin matjan nisi me fitore, por sfida e Kupës ishte nën nivelin mesatar. Skuadra e Berberit dhe ajo e Erzenit shfaqën dobësi në shumë drejtime, çka tregoi se duhet më shumë përgatitje për ndeshjet e kampionatit, pasi ato do të jenë me siguri më të forta. Drejtuesit e Burrelit patën premtuar se shumica e lojtarëve që do të luajnë me fanellën e skuadrës verilindore do të jenë nga qyteti i Burrelit dhe rrethinat. Në fakt në këtë ndeshje luajtën tre matjanë, kapiteni Stana, Kurbneshi dhe Farruku.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Ekipet luajtën kryesisht në mesfushë dhe rrallëherë u shfaqën para portave kundërshtare. Nigeriani Gabriel, i ardhur te Burrelit për herë të parë u shfaq rrezikshëm me kokë në 9-ën e 11-ën. Në 27-ën Kllari për Erzenin gjuan rreptë e Hila e devijon gjuajtjen e tij. Kurbneshi për vendasit krijon situatë të vështirë në zonën e skuadrës mike, por nuk arrin të shënojë. Gabriel në 33-ën godet bukur, por shtylla pingule e kthen topin në lojë. Në minutën e 38-të Bardhi tenton ta zhbllokojë rezultatin e takimit, por gabon në “finish”.

Pjesa e dytë solli tre gola dhe një penallti, të cilën matjanët e humbën. Vetëm dy minuta pasi rinisi ndeshja Ardian Kaloshi  shfrytëzon mjaft mirë një top të kthyer nga mbrojtësit e Erzenit. Gjuan nga afro 18 metra dhe Gjuzi e sheh sferën në rrjetën e portës që mbronte. Deri në momentin e golit të barazimit janë Xhemalaj, Troplini e Shahini që tentojnë portat respektive. Në 71-ën, Lala e ndal Kaloshin “dhunshëm” dhe kryesori Gjeçi akordon penallti për vendasit, Berberi ia beson kapitenit Stana. Gjuajtja e tij ndalet nga Gjuzi. Tre minuta më pas është Vathi që “nuhat” daljen e gabuar të Hilës, gjuan me kokë dhe 1-1. Matjanët nuk i binden rezultatit dhe sulmojnë pareshtur. Në minutën e 81-të, Farruku ekzekuton një goditje dënimi në një distancë mbi 30 metra. Goditja e tij përshkron gjithë zonën dhe ndalet në rrjetë, në krahun e djathtë të Gjuzit. Dy minuta pa u mbyllur takimi lojtarët e Erzenit patën një rast ideal shënimi, por sfida mbyllet me fitoren e vendësve të Burrelit.

E mërkurë, 13 shtator 2017, ora 16.00 stadiumi “Liri Ballabani”

Burreli – Erzeni     2-1

Shënues: Kaloshi 47’, Farruku 81’ / Vathi 74’

 

Burreli: Hila, Pashaj, Ujkaj, Ibrahimllari, Lamptej, Xhuveli, Polisi, Kurbneshi (Shahini 59’), Kaloshi, Gabriel (Farruku 53’)  Trajner: Shahin Berberi. (Në dispozicion: Hysa, Mema, Lekgega, Lika, Bali)

Erzeni: Gjuzi, Goxhaj, Teqja (Vathi 46’), Konduri, Hoxha, Dakavelli, Kllari (Deliallisi 46’), Bardhi, Troplini, Hajdini, Xhemalaj (Lala 63’) Trajner: Dorian Bubeqi. (Në dispozicion: Rizvani, Norjaku, Bregu)

Gjyqtarë: A. Gjeçi, E. Morina, M. Shazivari, A. Doda (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Kurbneshi 26’, Gabriel 41’, Pashaj 62’, Ibrahimllari 88’ / Lala 69’, Goxhaj 78’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online