“Goli i parë që nuk do të harrohet kurrë”! Mediat në Itali vlerësojnë maksimalisht sulmuesin e Shqipërisë, mbizotëron kudo e njëjta notë

Marvin Cuni ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme mes Frosinones dhe Empolit. Goli i parë i tij do të anulohej për pozicion jashtë loje. Megjithatë Cuni u kthye me një realizim fantastik, duke gjetur rrjetën me takë, për të kthyer në jetë një gol që Ibrahimovic e kishte realizuar me fanellën e Interit disa vite më parë kundër Bologna-s.

“Goli i parë në Serinë A nuk harrohet kurrrë, sidomos nëse vjen në një mënyrë të tillë. Nuk përmbahet kurrë, megjithëse në disa raste nuk bën zgjedhjen e duhur, por konkretizimi i tij është i pastër, i një sulmuesi race”, ishte vlerësimi në mediat italiane. “Tuttosport”, “Tuttomercatoëeb”, La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport i kanë dhënë të njëjtën notë, 7. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online