E rrallë/ Flet shqiptari që grabiti shtëpinë e Johan Cruyff dhe Cristiano Ronaldo: Hymë edhe te shtëpia e Messi-t, nuk e vodhëm se e dua shumë si lojtar

Media spanjolle “El Espanyol” po bën disa intervista me personat të cilën grabisin vetëm personazhet e njohura. “Mafia që grabit të famshmit”, kështu është titulli i intervistave të medias në fjalë dhe këtë herë folën me një shqiptar të Kosovës, “El Capo” ose ndryshe shefi. Ishte një prej personave të rëndësishëm të një grupi mafie në Spanjë që grabiste zakonisht shtëpitë e lojtarëve të njohur në kohën që ata ishin në ndeshje. I prezantuar si Alberto, “shefi” grabiti shtëpinë e Johan Cruff në 2012. Alberto thotë se grabitën sende me vlerë 20 mijë euro, por Cruyff në atë kohë pretendonte se shuma e vjedhur i kalonte 500 mijë euro.

Një nga ekipet e “shefit shqiptar” grabiti edhe shtëpinë e Cristiano Ronaldo në vendlindjen e tij, Madeira. Gjithashtu një tjetër ekip i Albertos arriti të hynte edhe në vilën e Messi-t, në një lagje të Barcelonës të quajtur Casteldefels, por grabitësit nuk kanë marrrë asgjë. Alberto e ka justifikuar “dështimin” duke thënë se Messi është lojtari i tij i preferuar dhe se e ka kursyer shtëpinë e argjentinasit për respekt. “Rreth një vit më parë, ne hymë në shtëpinë e Messi-t. Messi atëherë ishte në Paris dhe prindërit e tij jetonin atje. Unë e njoh mirë atë zonë, munda të grabisja atje, por nuk doja për respekt për Messin. Unë e dua atë lojtar dhe kjo është e gjitha. Disa herë i kam ndaluar njerëzit që donin të hynin në shtëpinë e tij”, tha Alberto. Gjithashtu grupi i tij ka marrë sende me vlerë nga shtëpitë e Benzema, Di Marias, Moratas dhe Sergio Ramos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online