FOTO/ Pas Tiranës dhe Kukësit investon edhe Vllaznia, kuqublutë prezantojnë autobusin e ri të skuadrës

Pas Tiranës dhe Kukësit tani vjen radha e Vllaznisë. Skuadrat e Superiores po investojnë në pjesën e organizimint dhe infrastrukturës së klubit, ndërsa së fundi janë prezantuar edhe autobusët e rinj të tyre. Bardheblutë e kryeqytetin njohën tifozët me automjetin e tyre të veçantë me të cilin do të udhëtonin në transfertë, teksa në po të njëjtën ditë edhe Kukësi bëri të njëjtën gjë.

Ndërkohë ditën e sotme investimin e ri në klub e tregon edhe Vllaznia. Kuqeblutë kanë shpërndarë në një “story“ në faqen zyrtare në “Instagram“ imazhet e autobusit të tyre të ri. Automjeti i ri është dizenjuar i gjithi në ngjyrat kuqeblu, ndërsa në pjesët anësore të tij është shkruar: “Një jetë, dy ngjyra, një skuadër. K.F. Vllaznia 1919“. Gjithashtu në të gjendet edhe logoja e klubit shkodran./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online